Interi do të sfidojë Atletico Madrid në fazën tjetër të UEFA Champions League. Goglat rezervuan përballje italo-spanjolle, me të dy takimet që pritet të jenë mjaft interesante. Pas shortit ka folur trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, i cili vlerësoi në maksimum Los Colchoneros.
“Do të jetë një fazë fantastike e 1/16, me dy skuadra të nivelit të lartë në dy stadiume të bukura që do të kenë një tifozeri të madhe. Jemi të lumtur sepse vazhdojmë t’i përballojmë me vazhdimësi gara kaq të rëndësishme në Europë. Atletico ka luajtur dy finale në dhjetë vitet e fundit dhe ka një traditë të madhe në këtë kompeticion.
Por klubi ynë nuk është ndryshe nga ata dhe ne duam të përpqiemi të ëndërrojmë përsëri për t’u dhënë tifozëve tanë një gëzim tjetër.Trajneri i Atletico është Diego Simeone, një trajner i madh me të cilin kam një marrëdhënie të shkëqlyer. Kam fituar shumë me të, përfshirë një kampionat me Lazio. Tani le të fokusohemi te muaji tjetër, do të luajmë ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe do të kemi edhe Kupën e Italisë dhe Superkupën. Më pas do të mendojmë për përgatitjen e këtyre dy ndeshjeve të mëdha. Do të jenë dy beteja, do të punojmë që të jemi gati” – tha ai.
(J.S/)