Shqipëria merr kryesimin e Kartës A-5, ministri Hasani: Prioritet zhbllokimit të ngërçit për anëtarësimin e Kosovës

Shqipëria merr nga 1 janari 2024, kryesimin njëvjeçar të Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA-Adriatike (A5).

Gjatë ministerialit të A5 që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani theksoi se duhet të marrë fund bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në A5.

“Anëtarësimi i Kosovës është tejet i vonuar. E kemi mbështetur plotësisht dhe tradicionalisht anëtarësimin e Kosovës në nismën tonë dhe na vjen shumë keq që ky antarësim vijon të jetë i bllokuar. Gjatë kryesimit tonë do të angazhohemi me përparësi për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.

Ministri Hasani, gjatë konferencës për shtyp për dorëzimin e kryesimit nga Maqedonia e Veriut tek Shqipëria, vlerësoi rolin e Kartës A-5, në përpjekjet e vendeve të rajonit drejt integrimit të plotë euroatlantik.

“Kemi mbështetur konceptin e RMV për rigjallërimin e A-5 dhe synojmë ta çojmë atë më tej gjatë kryesimit tonë. Gjithashtu, do të përpiqemi ta përshtasim Kartën për të na shërbyer më së miri në formësimin e përgjigjeve të përbashkëta ndaj kërcënimeve dhe sfidave aktuale të sigurisë”, tha ai.

I pyetur për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ministri Igli Hasani tha se të dy vendet kanë kryer një punë të përbashkët të admirueshme dhe se rrugëtimi i rajonit në BE nuk duhet të pengohet nga pikëpyetje e paqartësi.

Karta SHBA-Adriatike (US-Adriatic Charter) është një nismë politike sigurie me karakter rajonal, e dakordësuar paraprakisht në Samitin e NATO-s në Pragë (nëntor 2002), mes Presidentëve të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe SHBA-ve, për tu zgjeruar më pas me Malin e Zi dhe Bosnje – Hercegovinën, e ku Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit.

Arena e Lajmit

Shqipëria merr kryesimin e Kartës A-5, ministri Hasani: Prioritet zhbllokimit të ngërçit për anëtarësimin e Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook