Në futboll, ashtu si në jetë, kurrë mos thuaj kurrë. Copenhagen do synojë misionin e pamundur në Champions League, të eleminojë Manchester Cityn. Pas hedhjes së shortit, tekniku i skuadrës nga Danimarka, Jacob Neestrup, është shprehur se bëhet fjalë për një kundërshtar, skuadër e cila është më e mira në botë.
“Është shorti më i vështirë i mundshëm. Manchester City është një ekip i kompletuar në lojën e tyre kolektive dhe me individualistë të mëdhenj. Është skuadra më e mirë në botë.
Ne kemi dhuruar disa paraqitje vërtet të shkëlqyera në Champions në grupe dhe ato ndeshje sigurisht që na japin përvojë të vlefshme dhe besimin se është e mundur të arrish një rezultat të madh në shtëpi. Dhe ne e shohim si një avantazh që ndeshja e parë luhet në Copenhagen” – Tha ai.
(J.S/)