Kthimi i inflacionit në objektiv mbetet sfidë e bankës qendrore në vend. Në pritjen e fundvitit me përfaqësues të medias Guvernatori Gent Sejko deklaroi se pavarësisht rritjes së normave të interesit përsëri ato mbeten më të ulëtat në rajon.
Ndërkohë që vlerësimet për ecurinë ekonomike mbeten optimiste edhe për vitin e ardhshëm Banka e Shqipërisë pret që ekonomia shqiptare të ketë një performancë pozitive vitin e ardhshëm. Në pritjen e fundvitit guvernatori Gent Sejko tha se synim i bankës mbetet kthimi i inflacionit në objektiv.
Sipas kreut të Bankës Qendrore politika monetare do të vijojë të ruajë rolin e saj për rritjen e mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë. Kursi i këmbimit sipas Sejkos ka luajtur rol te rëndësishëm në mbajtjen e normës së interesit në nivelin më të ulët në rajon. Në pritjen e fundvitit u shpërndanë edhe 3 çmimet për punimet më të mira të studentëve në fushën e ekonomisë.