Nga trajneri deri te Topi i Artë, ndahen çmimet në Mbrëmjen Gala “Më të Mirët 2023”

Në Mbrëmjen Gala të FSHF “Më të Mirët 2023” u shpërndanë çmimet përkatëse, në eventin  që u organizua në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Fitues i Topit të Artë u shpall mesfushori i Partizanit, Arinaldo Rrapaj. 22-vjeçari është një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës kryeqytetase, por dhe të kampionatit. Kujtojmë që Rrapaj ndihmoi Partizanin për arritjen te titulli, në edicionin që shkoi.

Kurioziteti ishte i madh edhe për “Trajnerin e Vitit”. Ky çmim u fitua për herë të dytë radhazi nga tekniku Orges Shehi, i cili mposhti konkurencën e trajneri të Egnatia-s, Edlir Tetova si edhe të trajnerit të Laçit, Mirel Josa.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati i dorëzoi çmimin “Këpuca e Artë” sulmuesit që u largua nga Tirana, Florent Hasani (16  gola në sezonin e kaluar).

Me interes pritej edhe formacioni i vitit. Nga Sherri në portë, deri te Dëamena në sulm, 11-shja duket mjaft e fortë. Si arbitri më i mirë u vlerësua Enea Jorgji. Në këtë mbrëmje të gjithë lojtarët e Shqipërisë u pajisën me pasaport.

Çmimet:

Talenti i vitit: Arlind Kurti

Talentja e vitit: Klaudja Borçi

Këpuca e Artë, djem: Florent Hasani.

Këpuca e Artë, vajza: Valentina Troka

Arbitri i vitit: Enea Jorgji

Trajneri i vitit: Orges Shehi

Formacioni i vitit:

Whatsapp Image 2023 12 18 At 18.14.35
Whatsapp Image 2023 12 18 At 18.14.35

Topi i Artë, Femra: Megi Doçi

Topi i Artë, meshkuj: Arinaldo Rrapaj

(J.S/)

Arena e Lajmit

Nga trajneri deri te Topi i Artë, ndahen çmimet në Mbrëmjen Gala “Më të Mirët 2023”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook