Procedura, çfarë ndodh pas së enjtes kur maxhoranca t’i japë SPAK-ut autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha

TIRANE

Raporti që do të hartojë Këshilli i Rregullores dhe Mandateve është hapi i parafundit që Parlamenti ndërmerr në procedurën për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për se akti i fundit në këtë institucion do të ndërmerret këtë të enjte kur Parlamenti në seancë plenare do të votojë me një votim të hapur raportin e Këshillit që autorizon Kuvendin të lejojë arrestimin e ish-kryeministrit.

Maxhorancës i duhen të paktën 71 vota për të pranuar kërkesën e SPAK, çka duket e lehtë për tu arritur nëse i referohemi votimeve të viteve të fundit kur shumica ka pasur të paktën 73-74 vota.

Pas votimit në Kuvend SPAK do ti drejtohet GJKKO-së me kërkesë për caktim mase. Në këtë pikë gjasat janë që SPAK të kërkojë arrest shtëpie për ish-kryeministrin për shkak të moshës, ndërkohë që do të jetë Gjykata ajo që do të pranojë ose refuzojë kërkesën e SPAK.
Gjykata do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK në Dhomë Keshillimi në mungesë të palëve, zbardh vendimin dhe më pas ia con prokurorit qe nxjerr urdhër ekzekutimi.
Gjykata duhet ta shqyrtojë brenda 5 ditësh nga e premtja.

Arena e Lajmit

Procedura, çfarë ndodh pas së enjtes kur maxhoranca t’i japë SPAK-ut autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook