A do t’i bindet vendimit të SPAK për ta arrestuar? Berisha jep përgjigjen e prerë dhe sjell në kujtesë rastin e Tahirit

Sali Berisha është pyetur sot nga gazetarët nëse do t’i bindet vendimit të SPAK për ndryshimin e masës, arrest shtëpie ose arrestimi e tij. Berisha tha se nuk do ta njohë vendimin e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa tha se PD po vendoset në këtë situatë për arsye politike.

Berisha kujtoi se në rastin e tij është shkelur Kushtetuta, ndërsa për heqjen e pasaportës së Saimir Tahirit, gjykata ishte shprehur se nuk mund ta bënte këtë pa miratimin e Kuvendit.

“PD dhe opozita vendoset për motive kryekëput politike në një situatë në të cilën ndodhet partia opozitare në Mianmar, në Rusi dhe në Teheran. Por, siç rezistojnë opozitarët në Rusi, në Mianmar, në Iran, do rezistojë edhe PD në Shqipëri dhe ajo e tëra do angazhohet në betejën pa kthim për përmbysjen e narkodiktaturës. Për sa i përket qëndrimit tim, unë e kam bërë të qartë se përsëri nuk e njoh vendimin. Sepse ky vendim është një akt i turpshëm, një akt i neveritshëm i komisionit Basha-Brava.

Po pse është i tillë? Unë këtu kam vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin, e cila thotë se nuk mund t’i heqim pasaportën Tahirit, pa marrë lejen e parlamentit. Por ajo gjykatëse nuk ishte një vegël e verbër dhe nuk fshihej pas krimit të vet si Irena Gjoka, e shkarkuar nga Sali Berisha, sepse shkarkimi është akti. Shteti nuk është hakmarrës. Por shkarkimi është i mjaftueshëm që ajo të shkruajë se jam shkarkuar prej tij dhe nuk mund të trajtoj çështjen. Ky është ligji. Dhe ajo nuk është se e forcon, emërimi, ajo e thellon konfliktin e interesit. Ajo kishte vetëm një rrugë, të thoshte që nuk marrë dosjen.

Por ajo kishte marrë përsipër për arsye që do zbërthehen të gjitha, dosjen e Edi Ramës. Ndërkohë që një gjykatëse tjetër, po njeri i Kushtetutës dhe ligjit, u thotë prokurorëve që pasaportën nuk mund t’ia marrim pa lejen e parlamentit. A do mundet Edi Rama me diktaturën e tij të krimit, drogës dhe vjedhjes të qëndrojë në pushtet? Unë kam besim absolutisht që jo.

Ai u hodh në këto veprime pikërisht kur opozita u ngrit në këmbë kundër tij. Ai e di se në këtë mënyrë nuk mund ta mbajë pushtetin. Sigurisht që krijon disa vështirësi të përkohshme, por vala e fuqishme e revoltës, e mosbindjes civile të popullit opozitar do i japë atij atë vend që meritojnë të gjithë narkodiktatorët në histori. Ndaj kjo jo vetëm që nuk e dobëson, por e forcon më shumë luftën e opozitës.”, tha ai.

Arena e Lajmit

A do t’i bindet vendimit të SPAK për ta arrestuar? Berisha jep përgjigjen e prerë dhe sjell në kujtesë rastin e Tahirit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook