Në shtëpinë e PSG, raporti i tensionuar ndërmjet Luis Enrique dhe Kylian Mbappe, ndezin edhe një herë zërat që e shohin francezin larg Parisit. Në sfidat e fundit, trajneri Luis Enrique nuk e ka vendosur “gjelin” në pozicionin e tij të preferuar në fushë, duke bëra që marrëdhënia ndërmjet tyre të ftohet akoma më shumë. Sipas L’Equipe: Mbappe, të cilit i perëndon kontrata në fund të këtij sezoni, është i lirë që në janar të nënshkruaj me ndonjë ekip tjetër.
Nuk është një sekret që Mbappe pëlqehet shumë nga Real Madrid, por së fundmi në drejtim të lojtarit po vijnë oferta marramendëse nga Arabia Saudite.
()