Policia e Bergamos ka arrestuar në flagrancë një 20 vjeçar shqiptar, të cilit i gjetën 75 kg drogë të mbajtur në një garazh të një pallati në Pedrengo. 20-vjeçari rezulton i paligjshëm në territorin italian dhe me precedentë penalë, pasi ai ishte arrestuar në Romë nëntorin e kaluar për posedim kokaine.
Hetimi ndaj shqiptarit buron nga një raportim i disa banorëve të zonës, të cilët dyshuan për një vajtje-ardhje makinash dhe individësh me qëndrim të paqartë.
Për këtë arsye janë organizuar shërbime të veçanta vëzhgimi, të cilat kanë rezultuar në zbulimin e sasisë së madhe të lëndës narkotike herët në mëngjes. Në fakt, një nga makinat e monitoruara ka hyrë në një garazh ku efektivët që kanë ndërhyrë kanë gjetur 60 kg hashash dhe afërsisht 15 kg marijuanë që subjekti po ngarkonte në makinë.
Me këtë rast u gjet dhe sekuestrua një makineri për numërimin e parave, 4 gjurmues GPS dhe material ambalazhi. Gjithashtu u sekuestrua një celular dhe një makinë, të gjitha të lidhura me trafikun e drogës. I arrestuari u shoqërua më pas në burgun lokal.