Situata në PD, Biberaj me tone të ashpra: Fajtorët janë Berisha dhe Basha! Nuk ka lidership të ri, por..

Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me situatën politike të PD-së dhe çështjen e ngritjes së komisioneve hetimore nga opozita.

Biberaj fajësoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e partisë Lulzim Basha për gjendjen në të cilën ndodhet sot PD. Më tej ai tha se sot në PD nuk ka lidership të rinj, por karta të djegura.

Ndërsa për sa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, Biberaj tha se opozita ka të drejtën e saj të plotë.

“Komisionet hetimore parlamentare janë të drejta kushtetuese. Ndërsa opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore, mazhoranca ka për detyrë që t’i miratojë. Ne nuk jetojmë në një republikë parlamentare! Unë kam qenë pjesë e disa komisioneve hetimore. Opozita ka pasur gjithë të drejtën për të kërkuar ngritjen e komisioneve dhe ato mataroheshin, nuk kishte asnjë problem. Kjo është degradim i asaj pak demokracie që ka mbetur. Shqiptarët janë të zgjuar nuk dalin në protestë, pasi janë figura dhe karta të djegura. Po të ketë lidership të rinj, Rama ikën.

Për sa i përket festës së themelimit të PD-së, nuk mora pjesë. Nuk kam çfarë përkujtoj nga themelimi. Se s’ka ngelur asgjë. Më kanë ftuar të gjitha palët. Fajtor për këtë situatë të PD-së është Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ka  vetëm vjedhje në 24-orë dhe dalin e japin moral. 10 veta kanë mbetur aty, s’ka asnjë themelues të mbetur. Berisha premtoi për bashkim partie, nuk e bëri. Premtoi për largimin e Bashës, nuk e bëri. Basha do vijojë të tregojë defiçencën e ti politike.

Ne jemi sot këtu pasi në vitin 2013 nuk ka pasur zgjedhje, por emërim. Basha është produkt politik i Berishës. Janë prishur të gjitha balancat, e Rama bën ç’të dojë. Nëse para dy vitesh kishte një pikëpyetje se Berisha u shpall ‘non grata’, duhet të marrë të gjithë përgjegjësitë.

Beteja po unifikohet për problemet e Berishës. Edhe ai vetë nuk e do, por sheh se s’ka zgjedhje tjetër. Çdo kauzë duhet të jetë mbi ati personale. Sot është bërë pengesë për bashkimin e partisë dhe rotacionit të PD-së.

Unë uroj që të jetë i pafjashëm. Unë kam qenë një ndër ta që e kam mbështetur para dy vitesh. Kaluan dy vite dhe nuk u bënë gjë. Humbën zgjedhjet në mënyrë spektakolare. Që u vodhën vota, u vodhën, por opozita ku është? Premtoi mbrojtjen e votës dhe nuk e bëri.”, u shpreh Biberaj.

()

Arena e Lajmit

Situata në PD, Biberaj me tone të ashpra: Fajtorët janë Berisha dhe Basha! Nuk ka lidership të ri, por..

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook