Abilaliaj: Partizani e ka në ADN fitoren, ndaj Egnatias ndeshje e bukur, e vërteta e Da Silvas

Numri një i stolit të Partizanit, Arbër Abilaliaj iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para finales së Superkupës ndaj Egnatias, të mërkurën në orën 19:00 , takim ky i planifikuar të luhet në “Air Albania”.

Ndeshje për trofe.
Është një trofe i cili është i rëndësishëm për klubin dhe ambientin. Trofeu i parë i këtij sezoni dhe e kemi vlerësuar jashtëzakonisht shumë duke patur parasysh rëndësinë që ka për ne. Një shans apo ogur i mirë për të thyer serinë e barazimeve. Mendoj se 2 ndeshjet e fundit meritonim më shumë sesa 2 barazime. Uroj që nesër të jemi të saktë e konçiz në rastet që na krijohen dhe të fitojmë.

Trofeu i parë i juaji si drejtues dhe trajner.
Për klube të rëndësishme si Partizani , me ADN-në që ka, çdo trofe është i rëndësishëm. Është një oksigjen për këto klube. Në aspektin personal do të jetë një emocion i bukur. Është hera e parë në këtë pozitë që jam tani. Besoj dhe uroj, kam një ndjesi pozitive duke parë stërvitjen e fundit, atmosferën pozitive deri tani. Shpresoj që çdo gjë të shkojë sipas planit.

6 barazime radhazi, 2 me Egnatian.
Ndeshjet që kemi zhvilluar me Egnatian kanë qenë të luftuara dhe të bukura për t’u parë. Asnjëra palë nuk është kursyer. Do të jetë një ndeshje e bukur, uroj që të thyejmë këto statistikat e barazimeve. Është mirë që të mos shkojë te penalltitë pasi ka një dozë të konsiderueshme fati.

Finalja e 3-të për Partizanin dhe e para për Egnatian. Avantazh për ju?
Jo vetëm në këtë drejtim, historiku, ADN, kupat e fituara nga klubi të bëjnë detyrim për të patur presion. Kushdo që ka luajtur e ka patur këtë presion të mirë. Çdo trofe ndihmon në procesin e formimit dhe forcimin e grupit, rritjen e futbollistëve dhe karakterin e ekipit, një karakter fitues.

Gjendja fizike?
Gëzojmë një gjendje të mirë fizike përveç të dëmtuarëve që janë me kohë të gjatë. Nuk presim ndonjë nga ta të rikuperohen shpejt. Pjesa tjetër është e plotë, fizikisht jemi më të relaksuar.

Largimi i Da Silvas?
Jashtë duket surprizë, është një proces që kishte nisur që në verë kur ekipi u ngrit në një nivel të caktuar. Struktura dhe dinamika e lojës ka ndryshuar totalisht krahasuar me ekipin e vjetshëm dhe pritshmëritë janë që deri në fund të jetë grupi i një stili tjetër loje që kërkon konsum të madh energjie. Kjo është diçka që nuk përballohet nga të gjithë. Nëse duhet të bëjmë hapa para dhe të paraqitemi mirë në Europë, duhet të ndryshojmë stil dhe intensitet loje. Pati një mori dëmtimesh nga Da Silva dhe patëm një mirëkuptim nga të dyja palët. Ishte mëse normale.

Të tjerë si Da Silva?
Këto janë gjëra që ne i presim me thikë, janë process. Ne mbajmë shënime dhe të dhëna për këdo. Nëse do të ketë ne do të bëjmë analizat tona për ta çuar nivelin e skuadrës atje ku dëshirojmë. Kjo nuk bëhet me 1 apo 2 ditë, por është një proces që do shumë informacion nga terreni.

Si po punohet në aspektin e merkatos, kontratat e lojtarëve, talentët e rinj dhe yjet që mund të shiten?
Besoj që në fund të vitit është vetëm Murataj që ne kemi një akord paraprak me të dhe besoj se do të rinovohet. Pjesa tjetër kanë gati 1 vit e gjysëm kontratë, është biseduar me ta, por kemi kohë për biseda. Bisedimet me kontratat që na interesojnë fillojnë 2 vjet nga përfundimi i kontratës. Për këtë pjesë jemi të qetë, planifikimi është bërë si duhet.

A duhet kolauduar skuadra për të marrë fitoret?
Duhet analizuar fakti i rasteve që kemi. Në shumë ndeshje që edhe i kemi fituar kemi humbur shumë raste. Një pjesë e barazimeve kanë ardhur në rastin ku skuadra ka patur emergjencë totale në aspektin difensiv, sajesat dhe modifikimet kanë sjellë zhbilanicimin e reparteve të tjera. Ne kemi shëprdoruar raste që në verë, po punojmë , por kjo ka të bëjë me kualitetin e lojtarëve. Një klub si Partizani duhet të shënojë 1 herë në 2-3 raste e jo 10 raste. Po punojmë për këtë, por fakti që prodhojmë raste na ngroh dikur. Megjithatë pikët janë kryesore. Të gjithë futen në fushë për të fituar. Duke parë dhe stërvitjen, nuk është se futbollistët mendojnë për formulën.

Shpërdorimi i rasteve. A duhet rritur cilësia apo do të hyni në merkato?
Ne kemi një pjesë të madhe lotjarësh të rinj dhe futbollistët që luajnë përpara kanë vend për përmirësim, këtë e dinë dhe ata vetë. Puna do të vazhdojë. Ne i përgatisim ata për Partizanin dhe kompeticione të rëndësishme.

Një sulmues më pak. A do të hyni në janar për një golashënues?
Është e vështirë në janar për shumë arsye. Por, Mba në 6 mujorin e parë pati një mesatare të kënaqshme golash dhe kjo tregon që 6 mujorin tjetër të kishte një hap më përpara, por u dëmtua rëndë. Ka qenë 3 muaj jashtë dhe për një futbollistë është e vështirë. Kualiteti është aty, por je 3 muaj jashtë fushave dhe duhet të rimarrësh veten.

Mensah ka kaluar të njëjtën situatë, Bintsouka ka marrë shansin që i është dhënë dhe e ka justifikuar me 6 apo 7 gola. Është i rid he jep volum të madh pune për të mirën e sistemit të lojës sonë. Duhet të jemi më kërkues në gjysëm-sulmuesit tanë që duhet të kenë një realizim më të mirë.

Arinaldo Rrapaj ‘Topi i Artë’, por trajneri kampion i Partizanit nuk u zgjodh si më i miri.
Jam krenar për Rrapajn pasi ka sakrifikuar shumë për të arritur në këto nivele. Është një djalë që punon prej vitesh përulësisht për këtë nivel. Ne presim më shumë nga ai. Pas disa vitesh në këtë klub mund të themi që Rrapaj ka konsoliduar një nivel të luajturi. Nëse gjen qëndrueshmëri do toë jetë shumë mirë për të dhe për këtë arsye qështë nën ‘lupën’ e shumë klubeve të mëdha europiane.

Sa i përket trajnerit, unë e mora vesh dje në darkë. Besoj se ka kritere pasi nuk besoj që çdo trajner që del kampion të dali më i miri. Më vjen keq gjithsesi pasi është një trajner që ka dalë kampion, por në këtë përzgjedhje janë vlerësuar edhe elementë të tjerë.

(J.S/)

 

 

 

 

Arena e Lajmit

Abilaliaj: Partizani e ka në ADN fitoren, ndaj Egnatias ndeshje e bukur, e vërteta e Da Silvas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook