Në prag të martesës së tyre, partneri i Rita Orës “kapet mat” duke biseduar me ishin e saj (FOTO)

Sipas raportimeve të reja, Rita Ora po planifikon të martohet me të dashurin e saj aktual, regjisorin Taika Waititi shumë shpejt.

Mirëpo së fundmi bashkëshorti i ardhshëm i këngëtares me origjinë shqiptare është parë teksa bisedonte me një prej ish-ve të saj të famshëm.

Regjisori, 41 vjeç, u pa duke biseduar me aktorin Andrew Garfield, me të cilin Rita ka qenë në një lidhje për katër muaj në vitin 2018. Taika dhe Andrew, të cilët ishin të dy në listën e 100 njerëzve më me ndikim të vitit 2022 të Time, u panë duke biseduar në mënyrë miqësore në Nju Jork.

Someone in common: Rita Ora's beau Taika Waititi was seen sharing a friendly chat with the singer's ex Andrew Garfield at the Time 100 Gala in New York on Wednesday night

Ishte në vitin 2018 kur Rita Ora përjetoi një romancë katër-mujore me aktorin hollivudian përpara se Andrew të kërkonte kohë për një ‘jetë më private’.

Një burim i tha “The Sun” në atë kohë se këngëtarja u bë shumë keq nga ndarja e tyre e papritur: ‘Rita është e shqetësuar për të gjithë situatën. Andrew u nda me të së fundmi dhe ka qenë e vështirë pasi ata kishin kaluar shumë kohë së bashku.

Ata kaluan Krishtlindjet së bashku dhe ajo mendoi se gjërat po shkonin mirë mes tyre. Karriera e saj ishte në kulmin e saj dhe këngëtarja e jetonte jetën e saj në qendër të vëmendjes, por ai i tha asaj se donte të bënte një jetë më private. Rita ishte përpjekur ta bënte këtë dhe e kishte mbajtur romancën e tyre jashtë rrjeteve sociale, por gjërat nuk funksionuan”.

Ndërkohë, Rita thuhet se është vendosur të martohet me Taika, me të cilën ajo filloi të takohej në mars të 2021 pas takimit në Australi.

Këngëtarja britanike dhe regjisori i Zelandës së Re thuhet se po planifikojnë një ceremoni private së shpejti jashtë vendit përpara se të festojnë me kolegët e tyre në një festë të madhe në Londër më vonë këtë vit.

Kuptohet se Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe The Voice Australia, dhe Taika, i cili po planifikon një varg filmash, shpresojnë të kurorzojnë dashurinë e tyre në martesë pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës.

Wedding bells: Rita is reportedly set to wed Taika, who she began dating in March 2021 after meeting in Australia, after almost simultaneously popping the question

Në prag të martesës së tyre, partneri i Rita Orës “kapet mat” duke biseduar me ishin e saj (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook