DOKUMENTI/ Kualifikimi në Europian, qeveria akordon 2 miliardë lekë për Kombëtaren

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë në mbështetje të rëndësishme financiare nga qeveria shqiptare. Kjo e fundit, përtej miratimit të shumave në vitin e fundit për të paguar trajnerin Silvinjo dhe stafin e tij në periudhën e drejtimit të kuqezinjve, tashmë ka miratuar edhe një fond që del nga buxheti i vitit 2023.

“Fondi prej 200 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i sportit” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përdoret për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit në kuadër të UEFA EURO 2024 sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave”, shkruhet në Fletoren Zyrtare në një akt normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2023.

Një shifër relativisht e lartë, që tashmë pritet të mësohet nëse do të transformohet në një premio për futbollistët dhe stafin kuqezi që siguruan kualifikimin, apo do të përdoret nga FSHF për qëllime logjistike duke mbuluar shpenzimet financiare të përgatitjes sa më të mirë të aktivitetit të verës së ardhshme.

Vcbdfdfgfdg
Vcbdfdfgfdg

Arena e Lajmit

DOKUMENTI/ Kualifikimi në Europian, qeveria akordon 2 miliardë lekë për Kombëtaren

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook