Shqipëria synon surprizën në Euro 2024, pavarësisht se përballë do ketë skuadra të forta si Italia, Spanja dhe Kroacia. Në një intervistë të dhënë, sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi u shpreh i bindur se ekipi i Silvinhos do bëjë paraqitje dinjitoze në Gjermani.
“Janë tre ndeshje që janë mjaft interesante dhe të bukura për tu luajtur. Do ta shijojmë dhe them se kombëtarja gjithmonë ka bërë ndeshje të bukura me ekipet e forta. Shumicën e rasteve kemi patur probleme me ekipet e vogla. Jam i sigurt që do bëjmë përfaqësim shumë dinjitoz dhe ndeshje të mira,”- Tha Sokol Cikalleshi.
Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e “Dortmund”, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndeshja e fundit e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.
(J.S/)