“Çfarë janë këto biseda?! Do digjesh”/ Seanca për Fredi Belerin, SPAK publikon provat! ‘Zbërthehet’ telefoni i Pandeli Kokaveshit

“Çfarë janë këto biseda?! Do digjesh”/ Seanca

Gjatë seancës së radhës ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, SPAK publikoi prova shkresore. Sipas këtyre provave nga ekspertimi i telefonit të bashkë të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi, është zbuluar një grup në aplikacionin WhatsApp i quajtur “Himara ime je ti”.

Në këtë grup sipas Prokurorisë, ka biseda rreth ndihmës që do t’i ofrohej qytetareve të Himarës dhe zonave përreth, ndër to edhe për sigurimin e “dokumenteve greke”.

Madje në një bisede, Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët: Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti!

Por avokatët e Belerit i kundërshtuan leximet e SPAK dhe sipas tyre, ato nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer me herët se sa te kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi te nënës së Pandeli Kokaveshit.

Po ashtu bëhet me dije se Fredi Beleri nuk ka pranuar të dorëzojë kodin e telefonit. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria ne seancën e sotme, ku u paraqitën provat shkresore.

Nisur nga ky fakt prokuroria nuk ka ekspertuar dot telefonin e tij, por të Arsen Ramës (bashkëpunëtorit) ku janë gjetur thirrjet dhe komunikimet me të.

“Çfarë janë këto biseda?! Do digjesh”/ Seanca për Fredi Belerin, SPAK publikon provat! ‘Zbërthehet’ telefoni i Pandeli Kokaveshit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook