Newcastle po fiton 0-1 ndaj Chelsea, në ndeshjen e EFL Cup. “Qymyrxhinjtë” morën avantazhin që në 15 minutat e para, duke komplikuar në maksimum llogaritë për skuadrën e Pochetinos. Festë e ligjshme në tribuna, pasi Wilson dërgoi topin pas shpinës së portierit Djordje Petrovic.
Sulmuesi shqiptar Armando Broja u aktivizua në minutën e 32-të dhe menjëherë tregoi klasin. Broja shënoi në minutën e 37-të me një parabël, por goli u anulua, për shkak se u konsiderua si pozicion i parregullt.
(J.S/)