VIDEO/ Chelsea shpëton në fund, ndeshja e EFL Cup shkon në shtesë

Chelsea dhe Newcastle do diskutojnë në shtesë biletën për në fazën tjetër të EFL CUP (1-1, koha e rregullt). “Qymyrxhinjtë” morën avantazhin që në 15 minutat e para, duke komplikuar në maksimum llogaritë për skuadrën e Pochetinos. Festë e ligjshme në tribuna, pasi Wilson dërgoi topin pas shpinës së portierit Djordje Petrovic.

Sulmuesi shqiptar Armando Broja u aktivizua në minutën e 32-të dhe menjëherë tregoi klasin. Broja shënoi në minutën e 37-të me një parabël, por goli u anulua, për shkak se u konsiderua si pozicion i parregullt. Lojtari kuqezi shkaktoi panik në portën kundërshtare edhe në shtesë të fraksionit të parë, gjithsesi, ai nuk e shfrytëzoi dot si duhet mundësinë e dhënë. Në vendin dhe kohën e duhur, “gardiani” Dubravka nuk e pati të vështirë të ndalonte atë gjuajtje të Brojës.

Në pjesën e dytë te Chelsea debutoi Nkunku, sulmuesi i ardhur nga një dëmtim relativisht i gjatë. Londinezët insistuan për golin e barazimit dhe e gjetën atë vetëm në fund me Mudryk.

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Chelsea shpëton në fund, ndeshja e EFL Cup shkon në shtesë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook