“Të përgatitemi për me të keqen”, Peleshi: Ballkani Perëndimor i brishtë, ja dy pikat e ‘nxehta’ në rajon

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se Ballkani Perëndimor është i brishte për shkak edhe të konflikteve në gjithë botën, por vendi ynë duhet të jetë vigjilente edhe pse Shqipëria ka mbrojtjen e NATO.

Peleshi deklaratën e bëri gjatë një aktiviteti për rekrutimin e të rinjve në Forcat e Armatosura në qytetin e Shkodrës.

“Jemi të mbrojtur në tokë det, hapësirë. Mbrojtja është bërë prioritet për shkak të konflikteve në gjithë botën dhe për faktin se jemi në mes të një rajoni të brishtë. Shqipëria është mes të Ballkanit Perëndimor dhe fati mire është se jemi anëtarë të NATO së bashku me tre nga 6 vende anëtare ose pjesë të këtij rajoni. Gjithsesi konfliktet e rajonit tonë të brishte janë të lidhura padyshim me situatën e përgjithshme në botë. Ndaj duhet të jemi me vigjilent dhe të përgatitemi për me të keqen dhe shpresojmë për më të mirën. Dy janë pikat me të nxehta të rajonit, veriu i Kosovës dhe Bosnjë Hercegovina për shkak të Republika Srbska.

Një efektiv u vra në veri të Kosovës dhe po behet gjithnjë e më qartë kush është viktima dhe kush është agresori. Shqipëria është shumë e sigurte sepse është anëtare e NATO dhe artikulli 5 i NATO thotë që një centimetër i prekur i vendeve të NATO është i barasvlershëm si në Shqipëri ashtu dhe në SHBA apo në vendet me të fuqishme. Është e paprekshme Shqipëria, është e paprekshme NATO është forca më e madhe ushtarake dhe politike në botë, por gjithsesi duhet të përgatitemi dhe të shtymë përpara procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Vetëm integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE është garancia për një stabilitet të qëndrueshëm afatgjatë”, tha Peleshi.
()

Arena e Lajmit

“Të përgatitemi për me të keqen”, Peleshi: Ballkani Perëndimor i brishtë, ja dy pikat e ‘nxehta’ në rajon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook