Vrasja në burgun e Peqinit/ Iu gjet telefon në qeli, pas kërkesës së prokurorisë, arrestohet Indrit Shaqja

Pas kërkesës së prokurorisë, arrestohet Indrit Shaqja, i cili u plagos në ngjarjen e rëndë që ndodhi të premten në burgun e Peqinit.

NJOFTIMI

Në vijim të ngjarjes së datës 15.12.2023, nga Shërbimin i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, më datë 19.12.2023, ora 21:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, të dënuarit Indrit Shaqja, akomoduar në IEVP Peqin, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale” parashikuar nga neni 324/a/2 të Kodit Penal.
Kjo pasi, nga kontrolli i ushtruar në dhomën e akomodimit në IEVP Peqin ju gjet 1 (një) aparat celularë i kamufluar në arkën e sendeve ushqimore i cili u sekuestrua.
Gjithashtu u gjet dhe 1 (një) predhë e cila ishte nga ngjarja e vrasjes së viktimës A.LL.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe po vijojnë hetimet me intensitet për të gjithë personat e përfshirë, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së datës 15.12.2023.

Arena e Lajmit

Vrasja në burgun e Peqinit/ Iu gjet telefon në qeli, pas kërkesës së prokurorisë, arrestohet Indrit Shaqja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook