“Mbështesim çdo aksion kundër Edi Ramës”, Bardhi tregon pse mungoi në protestën para Kuvendit dhe komenton vendimin e pritshëm për vulën e PD

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në News 24, se grupi parlamentar mbështet çdo protestë ndaj Edi Ramës, ndërsa tregoi pse mungoi në protestën e së hënës.

“Grupi parlamentar mbështet çdo protestë kundër regjimit të Edi Ramës. Nuk kam qenë në protestë. Kam qenë sigurisht në kryesinë e Kuvendit duke ndjekur mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve. Unë dhe zt.Berisha mund të ndajmë mendime të ndryshme për shumë çështje. Kjo nuk është pas përçarje dhe as konflikt.

Jemi bashkë kundër regjimit të Edi Ramës dhe do ta shtrimë bashkimin e gjithë spektrit të opozitës edhe në segmente të tjera jashtë jetës parlamentare. Secili brenda grupit parlamentar ka vendosmërinë për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Nuk e kemi ndërtuar akoma skenarin. Atë ditë ka një seancë plenare dhe ne duhet të jemi aty sigurisht nëse na lejojnë. Ne do të kemi pjesën tonë brenda sallës së seancave plenare”, tha ai.

Sa i përket protestës së 27 dhjetorit, Bardhi dha këtë koment: “Nuk kemi diskutuar në grupin parlamentar. Besoj do të kemi mundësi ta diskutojmë në mbledhjen e grupit. Çfarëdo lloj gjëje që të vendosë Gjykata, çështja e Partisë Demokratike, dhe bashkimi i Partisë Demokratike mbetet çështje vullneti dhe mbi të gjitha çështje e anëtarëve të Partisë Demokratike. Zgjidhja e konfliktit nuk zgjidhet me vendime gjykatash, do të zgjidhet me vullnet. Deri tani i ka munguar kolegut Basha ky vullnet”.

 

Arena e Lajmit

“Mbështesim çdo aksion kundër Edi Ramës”, Bardhi tregon pse mungoi në protestën para Kuvendit dhe komenton vendimin e pritshëm për vulën e PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook