Qeveria hap ”thesin” për festat, 1 pagë shtesë për zjarrfikësit, dhe 2 për ata që luftuan me zjarret

Qeveria hap ”thesin” për festat, 1 pagë shtesë

Qeveria ”Rama” hap ”thesin”. Për festat e fundvitit, zjarrfikësit do të shpërblehen me një pagë mujore, ndërsa ata që janë angazhuar në përballimin e situatës së zjarreve në verë do të kenë shpërblim dy paga shtesë. “Qeveria do të transferojë të gjithë bashkive të vendit fondin që para natës së Vitit të Ri të marrin shpërblimin e një page mujore në vlerësim të punës së tyre”, -tha ministri i Brendshëm, Taulant Balla në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Sa i takon punonjësve të policisë për këtë vit do të marrin shpërblim 118 mijë lekë para vitit të ri, si trajtim ushqimor. 

Nga ana tjetër, Balla thotë se marrëveshja me për emigrantët me Italinë është një shembull solidariteti që po merret si shembull edhe nga vende të tjera. Teksa opozita e ka çuar në Kushtetuese këtë marrëveshje, Balla tha se shpreh bindjen që gjykata do e vlerësojë brenda një kohe të shkurtër siç e parashikon ligji që të niset me zbatimin e marrëveshjes.

“Shembull solidariteti me qeverinë italiane, ky model po merret si shembull për tu zbatuar nga gjitha vendet e tjera anëtare apo ato që aspirojnë të bëhen anëtare të BE. Të jesh pjesë e BE nuk mjafton, tu gëzohesh vetëm përfitimeve që vijnë nga procesi. Duhet të marrësh angazhime dhe përgjegjësi. Me këtë strategji morën përgjigje gjithë ata skeptik që e panë si marrëveshje në një farë mënyrë trajtimi Shqipërinë si një vend të dorës së dytë. Jemi vend partner, është transformuar duke u kthyer në Europën e Ballkanit. Shpreh bindjen se GJK do të vlerësojë në një kohë të shkurtër siç e ka kompetencë për të filluar zbatimin e marrëveshjes”, tha Balla.

Qeveria hap ”thesin” për festat, 1 pagë shtesë për zjarrfikësit, dhe 2 për ata që luftuan me zjarret

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook