EMRAT/ Me leva dhe kaçavida me vete, arrestohen 2 vëllezër në Fier, tentuan të vjedhin në një biznes

Policia e Fierit, gjatë patrullimeve mbrëmjen e djeshme, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin me thyerje, në një biznes në lagjen “Apollonia”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, janë kapur dhe vënë në pranga këta 2 shtetas, konkretisht Arteus Muhaj 28 vjeç dhe Besnik Muhaj 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fier, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

EMRAT/ Me leva dhe kaçavida me vete, arrestohen 2 vëllezër në Fier, tentuan të vjedhin në një biznes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook