Ndeshja ndaj Kukësit, Laçit i mungon kapiteni

Serxho Ujka do të jetë mungesa e madhe e Laçit në ndeshjen e fundit për këtë vit kundër Kukësit, që do të luhet të shtunën në stadiumin e Kurbinit në orën 13:30. Mesfushori që mban edhe shiritin e kapitenit të bardhezinjve ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe është i detyruar për të nisur para kohe pushimet.

Natyrisht që kjo mungesë ia prish jo pak planet trajnerit Mirel Josa, pasi Ujka është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të kurbinasve. Forma e 25-vjeçarit ka ardhur në rritje, duke qenë një prej lojtarëve me më shumë rendiment, teksa ka arritur të shënojë edhe tre gola.

Sa i përket pjesës tjetër të grupit, me probleme dëmtimi janë mesfushorët Mario Bajramaj dhe Isi Manellari, të cilët munguan në Korçë, paçka se ky i fundit kishte plotësuar edhe numrin e kartonëve të verdhë.

Arena e Lajmit

Ndeshja ndaj Kukësit, Laçit i mungon kapiteni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook