U godit me thikë pas një sherri familjar, Lavezzi përfundon në spital

Ish-sulmuesi i Napolit dhe PSG-së, Ezequiel Lavezzi, është dërguar në një spital në Uruguai pas një goditjeje me thikë. Ish-reprezentuesin argjentinas e nisën me urgjencë në Sanatorio Cantegril de Maldonado, Uruguai, të martën në mëngjes, sipas asaj që raportojnë mediat vendase.

Burime policore të cituara nga El Observador pretendojnë se Lavezzi u godit me thikë nga një nga anëtarët e familjes së tij pas një debati për para.

“Aktualisht nuk dihet si kanë qenë ngjarjet dhe motivet zyrtare. Po punohet për marrjen e deklaratave nga dëshmitarët në vendngjarje, pronarë dhe punonjës. Për momentin nuk dihet arsyeja e plagosjes”, ishin fjalët e policisë.

Sa i takon jetës futbollistike, 38-vjeçari iu bashkua Napolit nga skuadra argjentinase San Lorenzo në vitin 2007 dhe kaloi pesë sezone me Partenopei, duke shënuar 48 gola në 188 paraqitje.

(J.S/)

Arena e Lajmit

U godit me thikë pas një sherri familjar, Lavezzi përfundon në spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook