Partizani mposhti 1-0 Egnatian në finalen e Superkupës, duke marrë kështu suksesin e 3-të në histori. Pas takimit, dha opinionin e tij drejtori Olsi Rama.
“Egnatia e kam thënë para dy vitesh që më pelqen si organizohet. E merituam këtë fitore sepse e pamë të gjithë si shkoi ndeshja. Një Egnatia-Partizani në finalen e kampionatit? Shpresoj të jemi ne në finale dhe ta fitojmë. Sot jam i kënaqur sepse sot pashë një ndeshje me ritëm. Është një ndeshje që u jep stimul lojtarëve. Asnjë stimul financiar, por kanë luajtur pavarësisht lojës. Përpos të gjithave vështirësive bëmë mirë.
Është një nder i madh që të kesh arbitrin më të mirë që të arbitrojë. Pse duhet të arbitrojë Jorgji në Shqipëri, sepse është nivel shumë i lartë. Unë kam fatin që e shoh ndeshjen nga lart sepse e shoh dhe në televizor dhe e bëj VAR-in para tyre. Por Jorgji është me të vërtetë jashtë realitetit, ai e pranon dhe vetë këtë”, – tha Olsi Rama.
(J.S/)