Drejtoria Vendore e Policisë në Berat ka nisur një aksion “blic” në zonën e quajtur Kutalli.
Në rrjedhën e kërkimeve në kuadër të këtij operacioni, mësohet se është vënë në pranga një shtetas 65 vjeçar me inicialet E.Sh.
Pjesë e këtij operacioni mësohet se janë bërë të gjitha strukturat e DVP-së Berat dhe qëllimi i operacionit është kapja e personave në kërkim, kultivimi i hashashit, gjetja e armëve e municioneve etj.
Sipas uniformave blu, bëhet me dije se në një banesë në fshatin Drenovicë është gjetur një arsenal armësh e municionesh.
Sipas burimeve, policia ka sekuestruar deri më tani një pistoletë, dy armë gjahu pa leje dhe sasi kutish me fishekë e municione luftarake.