Bayern Munchen ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mundi 1-2 Wolfsburg në Volkswagen Arena (Wolfsburg). Kampionët e Gjermanisë shënuan në portën e Koen Casteels, pas 30 minutash lojë me Musiala. Për të dyfishuar shifrat mendoi Harry Kane, falë një asisti të Muller.
Djemtë e Kovac nuk u demotivuan dhe ia dolën që të shkurtonin diferencat, madje brenda fraksionit të parë. 29-vjeçari Arnold mposhti Neuer, në të 45-tën.
Në pjesën e dytë djemtë e Tuchel qetësuan disi lojës, duke patur parasysh edhe epërsinë prej një goli. Me këtë rezultat, Bayern është në vendin e dytë me 38 pikë. Wolfsburg gjendet në mesin e tabelës.
(J.S/)