Kupa e Italisë/ Lautaro humbet penallti, Interi has vështirësi, ndaj Bolognas nuk mjafton koha e rregullt

Interi dhe Bologna do të diskutojnë në shtesë biletën e çerekfinales së Kupës së Italisë. Në minutën e tetë, Asllani provoi të befasonte portierin Ravaglia, por ky i fundit grushtoi mjaft mirë topin. Pas gjysmë ore lojë, zikaltërit e Inzaghit nuk finalizuan me gol një zbritje të bukur, goditja e Frattesit u ndal nga “gardiani”.

Interi filloi mirë pjesën e dytë dhe iu afrua shumë golit. Arnautovic, i gjendur brenda zonës, nuk shfrytëzon si duhet një top të ardhur nga Asllani. Në minutën e 65-të, Corazza shkaktoi penallti pas një prekje me dorë, duke i “dhuruar” mundësinë e artë skuadrës nga Milano për të zhbllokuar ndeshjen.

Portieri i Bologna-s u shfaq sërish protagonist, Ravaglia kuptoi krahun dhe “hipnotizoi” Lautaro Martinez. Sulmuesi Martinez gaboi nga 11-metra, shans i shpërdoruar.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Kupa e Italisë/ Lautaro humbet penallti, Interi has vështirësi, ndaj Bolognas nuk mjafton koha e rregullt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook