“Protesta nuk ka lidhje me Berishën” – Bledjon Nallbati: Do tentojmë të futemi në Kuvend, të shohim çfarë surprize ka rezervua garda për sot

“Protesta nuk ka lidhje me Berishën” – Bledjon Nallbati:

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati në një prononcim për News24, është shprehur se ai është i përjashtuar edhe pse sipas vendimit sot duhet të jetë në ambientet e Parlamentit.

Ai ka shtuar se ata do të bëjnë përpjekje për t’u futur në ambientet e Parlamentit, por do të shohin se çfarë surprize ka rezervuar garda për sot.

“Jam i  dënuar akoma. Unë normalisht duhet të jem brenda, por do shohim nëse ka apo jo reflektim të qeverisë. Vendimi thotë deri më datë 21, i bie që sot duhet të jemi, por të shoh se çfarë do të ndodhi.

Shoh që ka forca policie pa fund, besoj se edhe garda do na këtë bërë ndonjë surprize.

Ne vazhdojmë të bëjmë atë qe kemi thënë që në fillim të këtij aksioni,” tha fillimisht Nallbati.

Në lidhje me faktin nëse protesta e sotme e thirrur nga opozita është për Sali Berishën, Nallbati u shpreh se kjo nuk ka lidhje me Berishën, por me heqjen e të drejtave kushtetuese të opozitës.

“Të plotësohen kushtet e opozitës, pastaj ta shikojnë nëse protesta bëhet për hallin e Berishës, apo për hallin e opozitës.

Nuk ka lidhje me Sali Berishën kjo punë” tha deputeti i PD-së.

“Protesta nuk ka lidhje me Berishën” – Bledjon Nallbati: Do tentojmë të futemi në Kuvend, të shohim çfarë surprize ka rezervua garda për sot

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook