Ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua me një tjetër fjalë mbështetësve përmes sallës së Parlamentit, duke akuzuar qeverinë se po e rëndit Shqipërinë përkrah Bjellorusisë dhe Rusisë për arrestimin e kreut të opozitës.
“Opozitë janë burrat dhe gratë e idealeve dhe janë të vendosur të përballen me këtë me këtë bandë që po vendos përfundimisht Shqipërinë krahas Rusisë së Putinit, Bjellorusisë dhe Mianmarit duke arrestuar liderin kryesor të opozitës.
Opozita është sot faktori më kryesor në politikën e Shqipërisë, shpresa e vetme e shqiptarëve dhe këta që kemi këtu janë të pashpresë. Këta kanë frikë ditë e natë nga vjedhjet e tyre.
Ndaj edhe kjo është një ditë motivimi për çdo demokrat që besoj se pluralizimi dhe opozita janë vlerat më të fuqishme të një kombi dhe që beson se demokracia dhe pluralizmi janë të rëndësishme për Shqipërinë”, tha Berisha.