Berishës i hiqet imuniteti, Kuvendi i hap rrugë arrestimit të tij, 75 vota pro

Berishës i hiqet imuniteti, Kuvendi i hap rrugë arrestimit të

Maxhoranca ka miratuar me 75 vota pro lejimin e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Votimi i PS-së për miratimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit të Berishës, u bë mes kaosit në Kuvend.

Sali Berisha refuzoi të flasë në Kuvend, duke vendosur si kusht nxjerrjen e gardës nga salla e Parlamentit.

Deputetët e opozitës grumbulluan karriget në mes të sallës dhe hodhën tymuese në momentin e marrjes së vendimit.

Heqja e imunitetit i hap rrugës arrestimit të Berishës, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Ndonëse për shkak të moshës, Berisha mund të përjashtohet nga arresti me burg, prokurori i çështjes Arben Kraja bëri të ditur në mbledhjen e Këshillit se gjykatës do i drejtohen për të dyja masat e më pas do të jetë në dorën e kësaj të fundit se çfarë do të vendosë.

Gjykata duhet ta shqyrtojë brenda 5 ditësh nga e premtja. Berisha akuzohet për favorizim të familjarëve të tij në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, gjatë kohës që ai ka qenë në qeveri.

Padia kundër Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi u depozitua disa vite më parë nga Taulant Balla. Për Malltezin, pas qëndrimit në qeli, gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie.

Berishës i hiqet imuniteti, Kuvendi i hap rrugë arrestimit të tij, 75 vota pro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook