Pas mbylljes së protestës së opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha pasi foli nga selia blu. Ai tha se ndonëse pa imuniteti, ndihet më i fortë se kurrë.
“Jam më i fortë se kurrë! Ja (brohorasin mbështetësit). Jam më i vendosur se kurrë në mbrojtje të të drejtës së kauzës së opozitarëve. Se forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë nuk mund të ketë.”, tha ai.
Berisha e cilësoi vendimin e Kuvendit për t’i hequr imunitetin si hakmarrje politike.
“Gjithçka e marrë ndaj meje është ilegjitime. Vendimet janë marrë si hakmarrje politike në shkelje të çdo parimi dhe ligji të këtij vendi. Ju falënderoj për praninë tuaj dhe mirupafshim. Fitore, fitore, fitore!”, tha ai.
()