Pas fitimit të Kupës së NBA, i pari që organizohej në basketbollin amerikan, Los Angeles Lakers është futur në krizë rezultatesh. Ekipi kalifornian u mund në Chicago nga vendasit e Bulls në shifra 124-108. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për finalistët e sezonit të kaluar dhe pretendentët e zakonshëm të viteve të fundit.
Tetë lojtarë të Chicago realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua DeRozan me 27 pikë, më i miri në fushë. Lebron James shënoi 25 pikë dhe 10 rebound, por që mbeten për statistikë. Lakers rrëshkasin në vendin e tetë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Bulls ngjiten në vendin e 11-të në Lindje.
Një tjetër përballje e fortë Lindje-Perëndim ishte ajo mes dy skuadrave që kanë bërë shumë mirë këtë sezon. Philadelphia mposhti 127-113 kryesuesit e Minnesota, sfidë ku shkëlqeu Joel Embiid me 51 pikë dhe 12 rebound, që është edhe rekordi sezonal i këtij sezoni.
Jashtë fushe fiton skuadra kampione e Denver, që mundi 113-104 Toronto Raptors. Për Nuggets u dallua i zakonshmi Nikola Jokic, autor i 31 pikëve dhe 15 rebound.
()