Një 42-vjeçar nga Cakrani i Fierit është shpallur në kërkim nga policia, pasi i është zbuluar një parcelë të cilën e kishte mbjellë me 69 finadanë kanabis sativa.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin T. H., 42 vjeç, banues në Cakran, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar në Cakran, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar 69 fidanë narkotikë cannabis sativa”, njofton policia.
Sakaq, ka nisur puna për kapjen e tij.