Pasi iu hoq imuniteti nga Kuvendi, ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e Rithemelimit.
Mësohet se Berisha do të zhvillojë mbledhjen me Kryesinë në orën 18:30.
Ditën e sotme Kuvendi miratoi në seancën parlamentare heqjen e imunitetit për Berishën pas kërkesës së SPAK në lidhje me hetimin ndaj ish-kreut të qeverisë.