“Paris 2024”, punimet drejt fundit në Fshatin Olimpik, situata

Rreth shtatë muaj kanë mbetur nga hapja e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, të cilat do të mbahen nga data 26 korrik deri më 11 gusht në kryeqytetin Francës, tashmë Fshati Olimpik që do të mirëpresë sportistët është drejt përfundimit të plotë. Lajmin e ka dhënë vete kompania e ndërtimit, me anë të një deklarate nga presidenti, Nikolas Ferrand.

“Me kënaqësi njoftoj se punimet në fshatin olimpik janë drejt përfundimit, dhe objekti do të dorëzohet përpara afatit. Nuk ka asnjë euro publike shtesë mbi apo nën buxhetin që na është dhënë në 2018”, u shpreh Ferrand, duke konfirmuar se të gjithë punimet në fshatin ku do të akomodohen sportistët dhe stafet, janë bërë me cilësi të lartë dhe brenda standardeve.

Për sa i përket Shqipërisë, deri më tani vetëm dy sportistë kuqezi e kanë siguruar kualifikimin më normë për në “Paris 2024”, atletja Luiza Gega dhe mundësi Zelimkhan Abakarov.

Arena e Lajmit

“Paris 2024”, punimet drejt fundit në Fshatin Olimpik, situata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook