Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Universitetin e Arteve në Pragë, ku një 24-vjeçar vrau të paktën 15 persona dhe plagosi rreth 30 të tjerë.
Në një postim në platformën “X”, kreu i qeverisë shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave, ndërsa shton se Shqipëria dënon dhunën dhe qëndron pranë Republikës Ceke në këto kohë të vështira.
“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, u shpreh Rama.
()