“Kjo është e tmerrshme, fundi i drejtësisë shqiptare”, debati Sejamini-Mërtiri për akuzën e SPAK ndaj Berishës dhe rolin e SHBA-ve

“Kjo është e tmerrshme, fundi i drejtësisë

Analisti Neritan Sejamini debatoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” me analistin dhe sociologun Ergys Mërtiri për akuzën e SPAk-ut ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe rolin që mund të kenë patur deklaratat e zyatarëve amerikanë. Sejamini u shpreh se nëse akuzat ndaj Berishës SPAK nuk i ka bërë nga faktet, por i ka marrë nga një dosje politike, duke iu referuar shpalljes non grata nga SHBA, ky është fundi i drejtësisë së re.

Pjesë nga debati

Neritan Sejamini: Nëse akuzat ndaj Berishës SPAK-u i ka bërë se kështu ka thënë Blinkeni apo një tjetër, ky është fundi i drejtësisë shqiptare.

Ergys Mërtiri: Pse është fundi?

Neritan Sejamini: Sepse drejtësia nuk është politike.

Ergys Mërtiri: Që të ketë një fund, duhet të ketë një fillim. Drejtësinë e kanë kontrolluar këta, shyqyr që nuk e kanë më.

Neritan Sejamini: Nëse një prokuror që paguhet me taksat tona, ka një mbrojtje, i kemi dhënë një rrogë të jashtëzakonshme për të qenë i pavarur nga politika, kurajoz dhe i ndershëm profesionalisht, nëse akuzat nuk i ka bërë nga faktet, por i ka marrë nga një dosje politike, ky është fundi i drejtësisë. Pastaj a meriton Sali Berisha politikisht ta vrasin, varrosin, ta bëjnë, mund ta diskutoni sa të doni, Por po them kjo që po thoni me kaq lehtësi që Amerikan ka bërë një dosje dhe ua ka dhënë prokurorëve, është skandaloze, nëse jemi në këtë pikë vërtetë. Sepse një prokuror që bën akuza politike, nesër i bën edhe për ty. Sepse një prokuror që ka një padron, do të ketë një padron tjetër nesër, do të ketë edhe një padron tjetër pasnesër.

Ylli Rakipi: Aq më pak që është drejtësia e re.

Neritan Sejamini: Nëse akuzat ndaj Berishës janë të pabazuara në fakte, por në arsye politike, është e tmerrshme për drejtësinë. Në DASH nuk ka dosje për Berishën, por është marrë një vendim që është politik. DASH nuk kryen procese drejtësie, nuk është gjykatë, nuk analizon prova dhe fakte. Kjo e non grata-s është një nga instrumentat diplomatikë që ka Amerika që ka 50 vite që e përdor me idenë për të ndikuar politikën e vendeve duke nxjerrë njerëz non grata. Pastaj nëse SPAK-u operon si degëzim i politikës a diplomacisë e partive politike…

Ergys Mërtiri: Nëse një organ hetimor merr prova reale nga një subjekt, qoftë ky edhe politik, ai është i detyruar që t’i marrë në konsideratë dhe të hapë hetim dhe t’i hetojë me objektivitet këto prova. Nuk ka rëndësi fare kush është burimi.

Andi Tela: Ti the se e kishte dosjen DASH dhe ia solli SPAK-ut.

Neritan Sejamini: Nuk sjell dosje DASH-i, e ka të ndaluar me ligj.

Andi Tela: DASH e ka shpalluar Berishën non grata dhe prej dy vitesh ka ushtruar presion mbi SPAK-un që në e kemi shpallur për korrupsion pasiv, merreni tani dhe gjeni provat.

Ergys Mërtiri: Gabriel Escobar ka thënë se ne kemi një dosje…

Neritan Sejamini: S’e ka thënë kurrë, kurrë.

Ergys Mërtiri: E ka thënë, ja ta hap dhe ta gjej.

 

 

“Kjo është e tmerrshme, fundi i drejtësisë shqiptare”, debati Sejamini-Mërtiri për akuzën e SPAK ndaj Berishës dhe rolin e SHBA-ve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook