Andi Tela: Berisha nuk arriti që të realizonte pritshmëritë e njerëzve, Rithemelimi do të tkurret

Andi Tela: Berisha nuk arriti që të realizonte pritshmëritë

Gazetari Andi Tela parashikon tkurrje të opozitës së drejtuar nga Berisha, pas masës së re të sigurisë që SPAK mund të marrë ndaj tij.

Tela deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se gjatë dy viteve të fundit  Berisha nuk arriti, me karizmën dhe historikun e tij, që të realizonte pritshmëritë e njerëzve, kështu që në këto momente Rithemelimi do të tkurret.

“Kur nisi Rithemelini nga z. Berisha, u duk se do të kishte hapje, zgjerim dhe pas një viti do të kishte prurje figurash të reja, për ta marrë PD-në dhe për ta kthyer ashtu siç e mendonte ai dhe ashtu siç nuk duhej të ishte nën drejtimin e Bashës. Kanë kaluar dy vite dhe ne kemi parë vetëm tjetërsim të asaj që nisi. Në këtë pikëpamje, rezultati që ka arritur Berisha duke qenë aktiv, nga mëngjesi në mbrëmje në ekran, brenda dhe jashtë Tiranës, nuk arriti atë që kërkonte ai për arsye nga më të ndryshmet për influenca brenda partisë, kundërshtarëve, nga jashtë. Por Berisha nuk arriti, me karizmën dhe historikun e tij, nuk arriti të realizonte pritshmëritë e njerëzve, kështu që në këto momente Rithemelimi do të tkurret.

Në Shqipëri, si do të që të vijnë punët, 500 mijë vetë janë që nuk e votojnë këtë pushtet, nuk votojnë të majtën, as Rilindjen, as Edi Ramën, as këto të rejat që kanë dalë, sepse bindjet e tyre, tradita familjare i udhëzon dhe i drejton që të votojnë një forcë që është kundër të majtës. Dhe hapësira e tyre është për votuar Berishën nëse do të jetë ende në zgjedhjet e vitit 2025, Lulzim Bashën, Fatmir Mediun dhe 2-3 forca të tjera politike dhe ne ndoshta do të shohim që ky numër do të jetë edhe më i ulët me këtë mënyrë se si po rrjedhin ngjarjet në opozitë”- u shpreh gazetari Tela.

 

Andi Tela: Berisha nuk arriti që të realizonte pritshmëritë e njerëzve, Rithemelimi do të tkurret

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook