Elvi Fundo: Mirel Mërtiri mund të shpëtojë nga ekstradimi, përdori praninë e Këlliçit në televizionin e opozitës

Elvi Fundo: Mirel Mërtiri mund të shpëtojë nga ekstradimi,

Mirel Mërtiri, njeriu kyç i inceneratorëve që kërkohet nga drejtësia shqiptare për t’u përballur me akuzat e ngritura, doli pak ditë më parë në televizionin Syri, i njohur si i opozitës, për t’u përgjigur përballë moderatorit Çim Peka dhe ish-kandidatit për kryetar bashkie, Belind Këlliçi. Gazetari Elvi Fundo në një lidhje direkte nga Gjermania me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se Mërtiri doli qëllimisht në televizionin e opozitës për ta përdorur për gjyqet që ka ai dhe bashkëjetuesja e tij, Stella Gugallja për ekstradimin në Shqipëri.

Biseda në studio

Elvi Fundo: Mirel Mërtiri pret një gjyq në janar dhe pas disa ditësh ka një gjyq ekstradimi që ka kërkuar bashkëjetuesja e tij, pasi, siç e konsideroi ai në intervistë: familjarët e mi janë aksionerë të Albtech Energy, kompanisë me zero lekë që erdhi nga Hëna dhe mori 24 milionë euro me inceneratorin e Elbasanit, një kazan me naftë që do 2 milionë euro në vit që të punojë. Sipas asaj që di unë, ai ka një hall ligjor për ekstradim. Pra nuk është strehim politik, por pengesë proces ekstradimi.

Rreth 12 ditë më parë, kam patur një sms, kur isha live në një emision me kolegen Klodiana Lala, te kolegu juaj, Blendi Fevziu, nga gazetari dhe moderator Çim Peka që më kërkoi që të isha live në emission me z. Mërtiri. Ia konfimova aty për aty dhe për më tepër e thashë live. Më pas kontaktova me avokatët e mi në Gjermani dhe me kolegë për intervistën dhe daljen e tij. Avokati më tha se ai nuk do të pranojë që të jetë në bisedë me ju, por shikoni me çfarë do të komunikojë. Më pas mu tha nga kolegu Çim Peka se ai nuk kërkon gazetarë, por politikanë, pra Çimi po bënte çdo përpjekje për ta marrë. Avokati im më tha: Elvi ai nuk ka hall të bëjë debat me gazetarë, nuk do të shkosh asgjëkundi, ai ka hall të një çështjeje politike të ekstradimit, sepse do ta përdorë daljen e tij mediatike, me politikanë, me debate, në Austri, në gjykatë, sepse është tjetër perceptimi i drejtësisë këtu.

Ylli Rakipi: Kjo intervistë e ndihmon, apo nga që bëhet në televizionin e opozitës?

Elvi Fundo: Nuk mendoj. Gabimi që mendoj unë unë ka qenë vajtja e Belind Këlliçit atje. Nuk duhet të kishte politikanë në studio, por gazetarë si Klodiana Lala, Ola Xama, Klodian Tomorri.

Ylli Rakipi: Po, por edhe Belindi e njeh këtë problem.

Elvi Fundo: Nuk i duhej dhënë hapësira që të shpëtonte nga ekstradimi. Nëse përfiton nga ekstradimi.

Ylli Rakipi: Pse, meqë kishte politikanë atje, mendon se do të përfitojë nga kjo?

Elvi Fundo: Mendoj që po. Kjo është e gjithë hileja e daljes së tij në një televizion që sulmon SPAK-un 24 orë për hall të Doktorit dhe ku Mirel Mërtiri sulmoi SPAK-un, sulmoi dhe kërcënoi prokurorin Klodian Brahon, me një sulm mafioz.

Ylli Rakipi: Vetëm një prokuror sulmoi.

Elvi Fundo: Klodian Braho nuk është një prokuror i thjeshtë. Ai hetoi dosjen e inceneratorit të Elbasanit.Sulmi ndaj ishte ishte mafioz dhe kriminal, ndërkohë që Mirel Mërtiri përdor individë të caktuar. Mirel Mërtiri është koka e krimit të inceneratorëve.

Ylli Rakipi: Pra gjithë përpjekja e tj është që bashkëjetuesja e tij, Stela Gugallja të mos ekstradohet në Shqipëri?

Elvi Fundo: Po se ajo ka procesin e para dhe më pas ai.

 

 

Elvi Fundo: Mirel Mërtiri mund të shpëtojë nga ekstradimi, përdori praninë e Këlliçit në televizionin e opozitës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook