Berishës i hiqet imuniteti, Kuvendi i hap rrugë arrestimit të tij

Sali Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit. Kuvendi votoi pro kërkesës së SPAK, i cili ka kërkuar një masë më të fortë, atë të arrestit me burg apo arrest shtëpie. Me 75 vota pro, u miratua në një situatë të pazakontë në sallën e seancave plenare, teksa opozita protestonte në sallë, por dhe jashtë Kuvendit. Zyrtarisht seanca plenare zgjati vetëm 8 minuta, ndërkohë që maxhoranca votoi njëzëri kërkesën e SPAK, që kërkonte heqjen e imunitetit për Berishën, i cili akuzohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

ZHVILLIMET
Një seancë plenare në kushte të pazakonta. Teksa opozita protestonte jashtë sallës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi nisjes e seancës, ndërsa në rend të ditës, e para çështje ishte imuniteti i Berishës. Teksa lexoi rregulloren, Nikolla ftoi Berishën për të marrë fjalën, por ky i fundit refuzoi.

Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ndërsa ajo ia kaloi procedurën e radhës Kuvendit. Sakaq, dje ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës. Nën moton “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese, si dhe paralajmëroi se jo vetëm jashtë Parlamentit, por më datë 21 dhjetor do të vijojë edhe mosbindja civile e deputetëve brenda sallës se seancës plenare.

Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion, i cili sipas tij po amniston Ramën.

RAPORTET
Këshilli i Mandateve dorëzoi në Kuvend 2 raporte lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Konkretisht, u dorëzuan në Kuvend “Raporti rekomandues i deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin dhe Raporti rekomandues i deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestim/heqje lirie për Berishën nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”. Kujtojmë se pak ditë më parë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ka votuar pro dhënies së autorizimit të SPAK për heqjen e lirisë së Sali Berishës në lidhje me çështjen “Partizani”.
()

Arena e Lajmit

Berishës i hiqet imuniteti, Kuvendi i hap rrugë arrestimit të tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook