Organizimi i atentatit ndaj “Akilit” që u nxorr në pritë nga ish-shefi i Krimeve, zbulohet personi i katërt i përfshirë

Organizimi i atentatit ndaj “Akilit” që u nxorr në

Xhevdet Plaku

Devi Gjermëni është personi i katërt që dyshohet se është përfshirë në organizimin e atentatit ndaj Xhevdet Plakut, i njohur si “Akili”.

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Arapin, i njohur siKep Arapi, nipi i tij Algert Arapi dhe ish-zyrtari i policisë, Dedan Gjoni.

Devi Gjermëni dyshohet se ndodhet në Holandë dhe ndaj tij është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Vrasja e tij dyshohet se është porositur nga Holanda dhe ai është nxjerrë në pritë nga Dedan Gjonaj, por ka arritur që t’i shpëtojë ekzekutimit.

Xhevdet Plaku kishte në përplasje të forta me të fortin e “Durrësit”, Rexhep Arapi, i cili rezulton i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, i kanë kërkuar ish-shefit të krimeve që t’i nxirrte në pritë “Akilin” me qëllim për ta vrarë.

Në kohën kur Dedan Gjoni drejtonte Komisariatin e Shijakut, e ka thirrur Xhevdet Plakun në komisariat gjoja për ta marrë në pyetje, por sipas të dhënave në fakt ai e kishte nxjerrë në pritë pasi ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal duke u nisur foton e “Akilit” dhe orarin, por shënjestra fatmirësisht ka arritur t’i mbijetonte atentatit.

Urdhri për të kryer këtë krim është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

Ndaj Dedan Gjonit është ngritur një akuzë të re dhe se Prokuroria ka kërkuar masë të re sigurie për të. Ndërkohë i forti i Sukthi është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Xhevdet Plaku, 42-vjeçari që u nxor në pritë nga Dedan Gjoni dhe Rexhep Arapi, njihet si koka e një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali. Lënda narkotike, kokainë, importohej nga Belgjika dhe Holanda.

Në këtë aktivitet, sipas policisë Italiane, ai përdorte 25 identitete të ndryshme për të mos u kapir nga kontrollet dhe drejtonte organizatën përmes udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam.

Banda i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë dhe sipas saj kishin edhe emërtimet, sipas markave të botës së luksit. Kokaina më e pastër ishte “Hermes”, pastaj kishte “Lacoste”, “G4”, “Rolls royce” dhe “Play Boy”.

Plaku gjithashtu ka qenë dënuar për një vrasje të kryer shumë vite më parë në Durrës. Gjithashtu ishte akuzuar për një tjetër vrasje, për të cilën u shpall i pafajshëm.

Sipas vendimit të Gjykatës së Durrësit, më 24 qershor të vitit 2003, në Lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, Xhevdet Plaku ka vrarë me armë zjarri shtetasin Saimir Sina.

Autori dhe viktima kanë qenë banorë të së njëjtës lagje dhe kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin. Duke qenë se Xhevdet Plaku ka qenë emigrant në Itali, Saimir Sina ishte në dijeni të faktit se ai kishte të dashur shtetasen Nertila K. Dhe, duke përfituar dhe nga njohja personale me këtë vajzë, i ka propozuar për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për t’u bashkuar me të dashurin e saj.

Vajza e ka pranuar këtë propozim dhe, në muajin korrik të vitit 2001, Sina, së bashku me një person tjetër, e kanë çuar Nertilën në Itali, duke ndryshuar destinacionin për të cilin ranë dakord.

E dëmtuara është dërguar në Romë, ku dhe e kanë detyruar forcërisht që të ushtronte prostitucion për llogari të tyre. Shtetasja Nertila K. është kthyer në Shqipëri në dhjetor të vitit 2001 dhe ka paraqitur kallëzim penal për ngjarjen e mësipërme.

Gjykata e Durrësit e deklaroi fajtor shtetasin Saimir Sina dhe e dënoi me 1 vit e 6 muaj burg. Në këtë kohë Xhevdet Plaku, pasi është vënë në dijeni të veprimeve të Saimir Sinës ndaj të dashurës së tij, ka vendosur të hakmerret, plan të cilin e ka konkretizuar disa ditë pas daljes së Saimirit nga burgu.

Mbrëmjen e 24 qershorit të vitit 2003, pasi e kishte vëzhguar dhe ruajtur për disa ditë me radhë, Plaku ka shkuar me makinën e tij afër banesës së Sinës, i cili në atë moment ishte i shoqëruar nga i vëllai dhe disa shokë të tjerë.

I dënuari e ka thirrur viktimën dhe pas një debati të shkurtër me fjalë, në momentin kur ai ka marrë rrugën për t’u larguar, e ka qëlluar tri herë me pistoletën që e mbante pa leje, duke i shkaktuar vdekjen. /Panorama

Organizimi i atentatit ndaj “Akilit” që u nxorr në pritë nga ish-shefi i Krimeve, zbulohet personi i katërt i përfshirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook