Shitja online e biletave për ndeshjen mes Romës dhe Fejnord në Tiranë është shoqëruar me polemika të shumta. Ndërkombëtarët i kishin komunikuar një orar tjetër klubit të Fejnord që nuk ka mundur të lajmërojë tifozët e vet të blejë këto bileta. Ndaj mbështetësit e shumtë të tij mbetën pa siguruar akses në “Air Albania” për datën 25 maj kur luhet finalja e Ligës së Konferencës.
Klubi ka dalë sot me një deklaratë zyrtare, ku ka shpjeguar se UEFA i ka kërkuar falje për këtë dhe i kishte shpjeguar që pjesën më të madhe të biletave e kishin blerë tifozët shqiptarë, për të cilët Fejnord mendon se janë mbështetës të Romës.
NJOFTIMI I FEJNORD
“Nuk do të ketë shitje tjetër biletash për finalen e Ligës së Konferencës pasi janë të shitur të gjithë biletat për ndeshjen mes Romës dhe Fejnord më 25 maj në Tiranë.
Fejnord u informua nga UEFA në një mbledhje sot. Në këtë bisedë, UEFA kërkoi falje për faktin se në faqen e saj për shitjen e 8500 biletave dje ishte vendosur ora 14:00, në vend që të vendosej 12:00. Si rrjedhojë, mbështetësit tanë nuk ia dolën të ishin të pranishëm dje, me Fejnordin që iu drejtua UEFA-s duke kërkuar që të ribënte të gjithë procesin e shitjes. Kjo e fundit nuk mund të bëhet nga UEFA dhe Fejnord e sheh të pamundur ta detyrojë pavarësisht se mori edhe këshillim ligjor për këtë çështje.
Gjatë takimit me Fejnord, UEFA saktësoi se mosnjoftimi i klubeve të përfshira rreth datës dhe kohës së shitjes të 8500 biletave në këtë rast është diçka permanente dhe një procedurë që bëhet me ndërgjegje, pasi kjo shitje ka si objektiv primar vendin pritës dhe banorët e tij. Sipas UEFA-s, kjo ka qenë e suksesshme, pasi në fund, 89% e biletave u shkuan blerësve shqiptarë dhe 11% blerësve nga një total prej 20 vendesh të tjera. Kjo do të thotë se mbështetës të Romës, ndryshe nga ato të Fejnord, ia kanë dalë që të blejnë masivisht bileta”.
Arena e Lajmit