Sa e pasur ishte familja McCallister në filmin “Home Alone?” Pas 34 vitesh, ka një përgjigje!

Sa e pasur ishte familja McCallister në filmin “Home Alone?”

Ka një arsye pse Kevin McCallister ndihej mirë vetëm në filmin ikonik të Krishtlindjeve, “Home Alone “, përveç zgjuarsisë së tij. The New York Times kërkoi për pasurinë e familjes McCallister, një pyetje që shikuesit e klasikut të Krishtlindjeve e kanë pyetur veten për vite me radhë dhe arriti në përfundimin se në fakt, ishte e konsiderueshme.

Në filmin e vitit 1990, dyshja e hajdutëve Harry dhe Marv, synojnë shtëpinë McCallister për shkak të madhësisë dhe vendndodhjes së saj në një lagje të pasur, duke menduar se ajo mund të kishte sende të vlefshme si “VCR dhe stereo” (vitet ’90 kishin veçantinë e tyre).

Ata vendosin të hyjnë në aksion pasi mësojnë se e gjithë familja është nisur për në Paris për Krishtlindje por nuk parashikuan që Kevin mbeti pas.

Shtëpia luksoze e kombinuar me mundësinë që e gjithë familja e madhe të shkonte në Paris, i ka bërë gjithmonë fansat të pyesin se sa para kanë McCallisters. 34 vjet më vonë, ata marrin një përgjigje.

Në kërkimin e tyre, NYT iu drejtua ekonomistëve nga Banka e Rezervës Federale të Çikagos, të cilët llogaritën se McCallisters ishin pjesë e 1 përqindëshit.

Shtëpia e famshme ndodhet në periferi të Çikagos, Winnetka, një nga lagjet më të shtrenjta të zonës. Kate dhe Peter McCallister do të duhej të fitonin rreth 305,000 dollarë në vit për ta përballuar atë, gjë që do t’i vendoste ata në 1 përqindëshin më të lartë të Çikagos në vitin 1990.

Sot, shtëpia vlerësohet me një vlerë prej 2.4 milionë dollarësh dhe sipas ekonomistëve, do duhej që ata të kishin 730.000 dollarë të ardhura në vit që të paguanin hipotekën.

Profesionet e prindërve McCallister nuk u zbuluan kurrë në “Home Alone” (me gjasë sepse ata i shihnim duke u përpjekur të ktheheshin në shtëpi te Kevin). Disa fansa mendonin se Kate ishte një stiliste, pasi Kevin përdori disa manekinë brenda shtëpisë si pjesë të kurtheve të tij për të kapur banditët, por kjo nuk u konfirmua kurrë.

Në romanin e Todd Strasser shkruhet se Kate është stiliste dhe Peter një biznesmen. Aty sqarohet se i përkisnin shtresës së mesme me të ardhura të larta por nuk ishin tmerrësisht të pasur. Në film, Kate thotë se biletat për të shkuar në Paris janë paguar nga vëllai i Peter, Rob i cili cakton fluturime në klasin e parë për të rriturit.

Veç kësaj, ai ka një shtëpi në Nju-Jork dhe një apartament në tarracë në Paris. Puna e tij nuk përmendet në asnjë moment, por duket se xhaxhai Rob është i pasuri i vërtetë i familjes McCallister.

Sa e pasur ishte familja McCallister në filmin “Home Alone?” Pas 34 vitesh, ka një përgjigje!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook