Transfertë e mallkuar, Milan lë dy pike dhe dy titullarë në Salernitana, Pioli: Pozitiv, vetëm reagimi (VIDEO)

Milan dërgon në “ferr” dy pikë jetike, pikërisht atëherë kur më pak pritej, në transfertë kundër Salernitana-s, ekipi i fundit në Serie A. “Djajtë” e Stefano Piolit nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë, zhgënjeu edhe i pagabueshmi Mike Maignan, ndërsa Jovic i shpëtoi edhe një herë në limite, por barazimi 2-2 i rri ngushtë pasi humbasin terren me Juve e Inter. Sfida nisi me gol teksa Tomori me kokë brenda në zonë kaloi kuqezinjtë në avantazh. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 42-të, kapiteni Fazio gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, me kokë barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, Candreva me një predhë nga distanca, kapi të papërgatitur portierin Maignan duke kaluar Salernitana-n në avantazh. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 90-të, Jovic brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë duke shmangur humbjen e Milanit. Pioli humbi në këtë transfertë jo vetëm dy pikë, por dhe dy lojtarë, Tomori dhe Kjaer, të dy të dëmtuar:

“E vetmja gjë pozitive, ishte të reagonim dhe të kërkonim fitoren deri në fund. Duhet të shënonim 4-5 gola, por nëse nuk e arrin ta bësh këtë do të  thotë se duhet diçka më shumë. Duhet ende të punojmë për t’u bërë një skuadër e madhe”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.

()

Arena e Lajmit

Transfertë e mallkuar, Milan lë dy pike dhe dy titullarë në Salernitana, Pioli: Pozitiv, vetëm reagimi (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook