28-vjetori e ka gjetur Beatrix më të fortë dhe të pjekur, siç ka deklaruar vetë këngëtarja. E kujt i duhet një partner për ta djegur në ditëlindje kur surprizat e ëmbla mund të t’i bëjnë familjarët, miqtë dhe fansat?
Beatrix e ka pritur ditëlindjen në mesnatë mes njerëzve të saj më të dashur, me dhurata e duke fikur qirinjtë. Në një video të publikuar në Instastory artistja shfaqet duke i fryrë qirinjve me vëllain e saj Albanin dhe nënën Antigonën.
Artistja duket në super formë, e buzëqeshur dhe paksa e emocionuar. Ajo u shfaq e veshur me një fustan shumë seksi ngjyrë gurkali të hapur në pjesën e dekoltesë. Beatrix i shtoi look-ut të saj një çantë të bardhë të vogël një byzylyk shumëngjyrësh dhe vathë ngjyrë floriri.
Po ashtu, ditën e sotme ajo ka publikuar këngën e re me titull “Vonë” që nga shumë dëgjues është interpretuar si një dedikim për ish-të dashurin e saj, Donald Veshajn.
“Kur e pate nuk dite se majte,”-këndon Trixa në një fragment. “Jo nuk e gjej tek ti një ndjenjë, je fake,”- thotë ndër të tjera në këngën më të fundit. Të shumta kanë qenë komentet për këngën e fundit të saj. Fansat kryesisht e kanë uruar për këngën e re, duke i bashkangjitur edhe urimet për ditëlindjen e saj, por ka pasur nga ata që edhe nuk e kanë kursyer në lidhje me Donaldin.
- LEXO EDHE:
“Ti nuk je për mua”/ Në ditën e saj të lindjes Beatrix feston duke “thumbuar” Donaldin: Je fake…