Nuk ka fitues në sfidën ndërmjet Laçit dhe Kukësit, me dy ekipet që ndajnë nga një pikë pas barazimit 1me1. Kjo pikë i rri ngushtë dy ekipeve për mënyrën se si shkoi kjo sfidë, për më tepër që kjo pikë i shërben pak objektivit të dy ekipeve, Laçit për të kapur katër vendet e para dhe Kukësit për të mbijetuar mes më të mirëve.
Sfida nisi me gol, ku pas vetëm dy minutash lojë, Rivas kaloi Kukësin në avantazh.
Laçi u rikthye në lojë, por goli i barazimit erdhi vonë, në minutën e 88-të, gol që gjyqtari i takimit e anuloi fillimisht, por më pas ishte sistemi VAR që e konsideroi të vlefshëm.