Orges Shehi ndërron krah, Abilaliaj konfirmon kalimin e trajnerit te Partizani

Kishte pak dyshime, por tani janë shuar totalisht. Orges Shehi do të ulet në stolin e Partizanit. Ashtu siç News 24 tregonte prej kohësh, konfirmimi ka ardhur më në fund edhe nga drejtori Arbër Abilaliaj, i cili shprehet se ka akord me teknikun Shehi.

“Siç dhe ju e dini vazhdojmë t’i qëndrojmë planit që kemi bërë në nisjen e këtij projekti ka që në verë. Ditët në vijim kemi pasur akord total prej shumë kohësh me trajnerin. Besoj që shumë shpejt do jetë dhe dita për të bërë zyrtarizimin.

Kjo është në aspekt të dytë sepse më e rëndësishme ndeshja nesër. Kjo është ajo që duhet të kemi vëmendje maksimale. Gesi ishte projekt qe kemi filluar të punojmë që në 5 tetor dhe besoj  ditët në vazhdim do ta konkretizojmë.”- Tha Abilaliaj.

Orges Shehi kalon në anën tjetër të kryeqytetit, pas disa vitesh qëndrimi te Tirana. Me interes të madh pritet të shihet sesi do jetë Partizani nën urdhërat e “timonierit”.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Orges Shehi ndërron krah, Abilaliaj konfirmon kalimin e trajnerit te Partizani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook