Trajneri i Kukësit, Stavri Nica komentoi barazimin 1-1 ndaj Laçit.
“Një barazim që s’jam i kënaqur fare. Ajo që ndodhi ishte normale, arbitri normal. Megjithatë arbitri s’jep një faull çuditërisht kur lojtari çahet në kokë, shkon në VAR edhe kthehet pastaj. Jam pa fjalë, futbolli është futboll. Merrni vendime të pastra e të drejta. Jam pa fjalë, nuk më pëlqen kjo mënyrë drejtimi. Kemi dalë jashtë linjave të profesionistit. Normale për ne kur ka kështu vendimesh, humbja pranohet në këtë mënyrë.
Sa i përket ndeshjes, në futboll të dalësh para portierit nuk falet, duhet të shënosh gol. Kjo nuk ndodhi për fajin e lojtarëve tonë, nuk e di çfarë emri t’i vejë kur humbet para portierit. Lojën e kishim në kontroll, kishim ekuilibër. Më shqetëson drejtimi i ndeshjes që iu i kaloni shumë lehtë. Nuk e di si kalohen kaq lehtë kur lojtari është i çarë në kokë. Qoftë për ju që i gëlltisni dhe ne që i gëlltisim.” – Tha ai.
(J.S/)