Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, duke u ndalur te ashpërsimi i masës për ish-kryeministrin Sali Berisha, tha se vendimet e Gjykatës duhen respektuar. Ajo tha se ashpërsimi i masës erdhi pikërisht nga mosrespektimi të masës së parë nga ana e Berishës.
“Arsyeja për të cilën ashpërsohet masa sot për Berishën dhe siç e kanë kërkuar prokurorët, ka të bëjë me mos respektimin të masës së parë. Në fund, vendimi i gjykatës duhet respektuar. Në analizën e mirëfilltë, prokuroria ka vendosur detyrim paraqitje dhe mos dalje jashtë shtetit dhe tani arsyeja pse kërkohet kjo masë është mos respektimi.
Prokuroria ka kërkuar masë sigurimi arrest në shtëpi, duke argumentuar se individi nuk ka respektuar dhe në këtë linjë, gjykata do të vendosë për pranimin e kërkesës së Prokurorisë”, tha ish-kryeprokurorja e Tiranës.